Viti 171 para Krishtit. Mbretёria e Ardianёve ёshtё e rrezikuar nga Ushtria e Romёs, e cila nё njё operacion rrufe shtie nё dorё 54 anije ilire. Romakёt hapin çadrat buzё lumit Genesus dhe bёhen gati pёr tё sulmuar Lissusin.
GENTI ( Mbreti Gent i Ilirisё, biri i mbretit Pleurat, qё zёvendёsoi nё fron Teutёn. Ka mbretёruar nё vitet 185-169 para Krishtit.)
Njё burrё rreth tridhjetё vjeçar. Mbreti Gent ёshtё shtatlartё dhe i pashёm, me flokё tё prerё shumё shkurt dhe me njё vёshtrim tё kthjellёt qё shikon nga ardhmja. Ёshtё njeri impulsiv dhe i ndjeshёm, qё merr vendime tё çastit, por qё nё fund pёrpiqet tё dёgjojё zёrin e arsyes. Genti vё mbi tё gjitha interesin e Ardianёve tё thjeshtё, kur heq dorё nga froni dhe i kёrkon Kuvendit tё Burrave qё tё pranojё dorёheqjen e tij. Pёr Gentin nuk ka aleancё tё vёrtetё me Dardhanёt, nёse vihet ne pikёpyetje dashuria e tij pёr tё vёllain Platorin.
PLATORI (Vёllai i mbretit Gent, i dashuri i Etlevёs)
Njё vit mё i vogёl se i vёllai Genti dhe qё ngjan si dy pika uji me tё. Ka rёnё nё dashuri me Etlevёn, tё bijёn e Monunit, mbretit tё Dardhanёve. Ёshtё njeri romantik me ёndrra tё bukura pёr jetёn. Dashuria e tij pёr Etlevёn ёshtё aq e zjarrtё dhe platonike, saqё ai nuk pranon kёshillёn e tё vёllait, qё tё ndahet prej saj pёr hir tё atdheut. I vendosur nё ёndrrёn e tij pёr ta bёrё realitet, Platori nuk bёn dot kompromis me ndjenjat. Ai pёrballet me Gentin, por vihet para njё sfide tё re. Genti i ofron kurorёn pёr tё siguruar aleancёn me Dardhanёt, por as kjo pёrpjekje e tё vёllait nuk ja ndryshon mendjen.
MORK (Princi Mork, komandant i kёshtjellёs sё Rosujёs)
Njё burrё rreth tё dyzetave. Njeri shumё i arsyeshёm dhe njerёzor. Ёshtё fjalёpakё, por ndёrhyn me vendosmёri aty ku duhet. I ngjit fjala dhe ka njё fuqi magjike pёr t’i bёrё tё gjithё njerёzit qё ka pёrreth, qё ta dёgjojnё me durim dhe respekt, ndonёse mendimet e tij janё nё kundёrshtim me opinionin e shumicёs. Kёshillat e tij janё shumё tё vyera, por jo gjithmonё merren parasysh nga mbretёrit dhe komandantёt ilirё. Ёshtё sypatrembur dhe njeri i besёs. Lufton gjer nё vetёmohim pёr kauzёn nё tё cilёn beson-bashkimin si njё trup i vetёm dhe luftёn gjer nё fund kundёr Romёs.
ETLEVA (Vajza e mbretit Monun)
Rreth njёzetepesё vjeçe. Vajzё e dlirё dhe me shpirt tё pastёr, e cila beson nё dashurinё e sinqertё dhe tё vёrtetё me Platorin. E lidhur shumё pas tё atit, mbretit Monun, ajo vihet nё njё pozitё shumё tё vёshtirё shpirtёrore qё tё braktisё dashurinё pёr Platorin e tё lidhet me Gentin, pёr hir tё atdheut dhe fjalёs sё babait. Njё vajzё fisnike qё nuk i vё gur zemrёs dhe nuk pranon tё bёjё sakrifica kaq tё mёdha, pёr hir tё njё kauze tё ashtuquajtur mё tё madhe, siç ёshtё ajo e bashkimit tё ilirёve nё njё shtet mё tё madh dhe mё tё fuqishёm.
MONUNI (Mbreti i Dardhanisё, babai i Etlevёs)
Ёshtё njё burrё plak rreth tё gjashtёdhjetave. Udhёheqёs i shquar dhe mendimtar i thellё. Njeri me vёshtrim nga e ardhmja dhe virtyte shumё tё mira, qё e ka pёr detyrё tё shenjtё mbrojtjen e atdheut. Tё vetmen dobёsi qё ka ёshtё vajza e tij e vetme Etleva, sё cilёs i bёn presion qё tё martohet me mbretin Gent, pёrkundёr dёshirave tё saj tё vёrteta. Nё dyluftimin e brendshёm shpirtёror ndёrmjet babait dhe udhёheqёsit, fiton ky i fundit.
ANICIUS GALLUS (Komandant i Ushtrisё sё Romёs)
Ёshtё rreth tё pesёdhjetave. Komandant i paepur dhe strateg ushtarak. Dinak kur ja kёrkon situata. Shumё i zoti nё luftё, qё nuk njeh asnjё kompromis me kundёrshtarin. Natyrё e ashpёr dhe krenare, qё nuk sprapset nga humbjet dhe pёrdor çfarёdo lloj mjeti pёr arritjen e fitores, qoftё edhe jashtё fushёs sё betejёs.
PLEURATI ( Babai i Gentit, Platorit dhe Karavantit)
Rreth tё shtatёdhjetave. I lodhur nga luftёrat dhe konfliktet Pleurati ёshtё tёrhequr nga jeta politike dhe numёron nё heshtje ditёt qё i kanё mbetur. Nё njё moment vendimtar, Pleurati nuk vendos dot se cilin nga djemtё duhet tё pёrkrahё nё Kuvendin e Burrave. Parapёlqen qё tё flasё gjithnjё i fundit.
APPIUS CLAUDIUS (komandant romak)
Rreth tё dyzetave. Eshtё shtatlartё dhe hijerёndё. Strateg lufte, qё e njeh situatёn nё gishtat e dorёs. Njё nga njerёzit mё tё besuar tё Gallus. Njeh traditёn dhe zakonet ilire dhe kёto njohuri pёrpiqet t’i shfrytёzojё sa mё mirё, kur dёrgohet nga Gallus si emisar nё mbretёrinё e Ardianёve.
(OLIMPI, KARAVANTI, PLEURATI, PANTAUKU, ADAEUS, BERO, TEUTICUS, BALA- komandantё ilirё)
Kampi Romak buzё lumit Genesus. Komanda e Forcave Romake. Gallus dhe Claudius.
Me qindra ushtarё tё Romёs nё fushim pranё çadrave tё panumёrta buzё vijёs sё lumit Genesus (Shkumbinit tё sotёm). Dёgjohet njё trumpetё luftarake, pastaj disa komanda nё latinisht. Komandanti Gallus ёshtё njё burrё rreth tё pesёdhjetave. Mban nё kokё njё helmetё bronzi, tё zbukuruar me njё kurorё tё kuqe dhe nё trup njё kёmishё tё hekurt. Natyrё e ashpёr dhe krenare. Studion me kujdes hartёn e hapur mbi tavolinё, ndёrsa nё çadёr hyn Claudius.
Claudius merr qёndrimin gatitu para eprorit tё vet, por Gallus ia bёn me shenjё qё tё qetёsohet. Mbi helmetёn e Claudius vёrehet njё kurorё me qime kali nё ngjyrё tё bardhё nё tё verdhё. Mbi kёmishёn e hekurt (tunikёn) ka vёnё gjashtё dekorata, nё tё cilat bie nё sy njёra me fytyrёn e Cezar Augustit. Pёrreth qafёs ka hedhur njё shall tё kuq qё e mbron nga fundi i helmetёs. Nё krahun e majtё i varet nё mill shpata me dorezё fildishi.
Gallus Claudius, miku im! Si po duken punёt?
Claudius Pёrgatitjet po shkojnё shumё mirё. Kanё zbarku me qindra trupa tё freskёta gjer natёn vonё e tash po pushojnё nё fushimin qё kena ngritё pёrgjatё bregut tё lumit.
Gallus Kurrё nuk ma kishte pritё mendja qё Genti do tё prishte aleancёn me Romёn. Tash ka me e pa se ka ba gabimin ma tё randё nё jetёn e vet. Kto lojna tё tij duhet me marrё pёrgjigje sa ma shpejt.
Claudius Kena shti nё dorё 54 anije tё Gentit, qё ishin tё ankorume nё gjiun e Epidmanusit.
Gallus Pesёdhetekatёr?
Claudius Po.
Gallus Shumё bukur!
Claudius Nuk e kuptoj, se pse gjithё kjo kokёfortёsi me na u kundёrvanё, kur fare mirё mund tё bajshin aleancё me na, si baba i vet Pleurati.
Gallus E çuditshme asht se çka do bajё Genti me ata grusht burrash. Tё kam thirrё me diskutu bashkё, se si mund ta arrijmё ta pushtojmё Lissusin. Lissusi dhe Shkodra janё dy qytete tё randsishme ku Genti prodhon monedhat e veta prej bronzi.
Claudius Duhet me i pre rrugёt e furnizimeve sa ma shpejt. Pa ushqim dhe pa ujё, keshtjella e Lissusit do tё bjerё brenda pak ditёsh nё duart tona.
Gallus Pёr ktё duhet me vendos trupat nё veri, se jugu ma nё fund asht i sigurum. Por duhet me pas parasysh se Ardianёt mund me marrё pёrforcime nga Dardhanёt dhe Maqedonёt. Nёqoftёse Ilirёt arrijnё t’i bashkojnё forcat, atёherё Ushtria jonё mund tё bahet cak i sulmeve tё tyne dhe tё na zmbrapsin.
Claudius Tash asht nandor! Bora ka fillu me ranё dhe do tё bajё shumё ftohtё. Duhet me e pёrfundu rrethimin para se me hy dimni!
Gallus Asht e pamundun! Te tana pёrgatitjet pёr luftё duhet me u ban ё fshehtёsinё ma tё plotё. Ndoshta duhet me fitu pak kohё. Mendoj tё dёrgoj nji emisar tek Genti, qё tё heqё dorё nga komploti kundёr Romёs. Duhet me ja kujtu qё baba i vet ka qenё aleati ynё dhe nuk ban mirё me na e drejtu ushtёn nё gjoks.
Claudius Nuk asht ide e keqe. Kё mendon se mund tё dёrgosh atje?
Gallus E kush ma mirё sesa ti, e ban kёt detyrё? Ti ke pas kontakte edhe ma pёrpara me njerzit e Gentit. Ua njef zakonet dhe traditat dhe din si tё flasёsh me ta.
Claudius Hm! Ty tё falemnderёs pёr kto merita qё po m’i vё nё dukje. Vёrtet mendon se Genti mund tё heqё dorё nga planet e veta pёr kryengritje kundёr Romёs?
Gallus Na bajmё punёn tonё! I dalim edhe njiherё borxhit. Ti si thua?
Claudius Jam gati qё tё nisem qysh sonte! Merr qёndrim gatitu nё shenjё respekti. Gallus i afrohet dhe i rreh shpatullat me miqёsi.
Gallus Baja tё kjartё se kjo asht hera e fundit qё komunikojmё me tё.
Claudius Pёrsёrit me vete. Hera e fundit! Errёsim.
Pamje nga brenda e kёshtjellёs sё Shkodrёs. Ёshtё mbrёmje vonё. Mbreti Gent dhe Princi Mork.
Zjarret e flakadanёve ndriçojnё sallonin mbretёror. Shikojmё mbretin Gent tё Ilirisё nё tё majtё tё skenёs, ndёrsa bёn tre-katёr lёvizje tё zhdёrvjellёta me shpatё. Mbreti Gent ёshtё njё burrё rreth tё tridhjetave dhe shtatlartё. Mban tё veshur njё pёrkrenare hekuri nё kokё, ndёrsa nё trupin muskuloz ka veshur njё parzmore tё qёndisur me fij argjendi dhe poshtё parzmores i duket kёmisha e bardhё me mёngё tё gjata dhe xhamadani prej leshi. Bёn njё rrotullim, sikur tё priste kokёn e armikut dhe e fut shpatёn nё kёllёfin prej lёkure, qё kalon pёrmes brezit tё leshtё, tё stolisur me disa vija mёndafshi shumёngjyrёshe. Tirqet e ngushta prej shajaku e tregojnё edhe me shtatlartё, dhe me tё fuqishёm. Nё kёmbё mban opinga me xhufka. Nё tё djathtё tё skenёs ndodhet froni mbretёror, njё ndenjёse e veshur me lёkurё delesh. Njё tryezё e rrumbullakёt prej druri ulliri ёshtё vendosur nё qendёr, pёrreth sё cilёs janё vendosur stola, nё formёn e trungjeve tё prerё. Mbi tryezё ёshtё lёnё kurora mbretёrore dhe spektri i Mbretit, njё shkop druri i punuar artistikisht, i cili nё vend tё dorezёs ka njё kokё tё gdhendur gjarpёri.
Nё sallonin mbretёror hyn princi Mork, njё burrё shtatlartё dhe i bёshёm, me hije tё rёndё. Princi Mork ёshtё njё burrё rreth tё dyzetave, me flokё sterr tё zinj qё i shkojnё gjer nё mesin e shpatullave. Ka njё palё mustaqe tё gjata dhe tё pёrdredhura; vetulla tё trasha dhe tё ngrysura, por qё nuk e fshehin dot shpirtin e tij bujar dhe mendjen e zgjuar. Vёshtrimi i tij i kthjellёt dhe njerёzor tё bёn pёr vete qё nё çastin e parё, kur hyn nё skenё dhe pёrkulet gjer nё gjunё pёr tё pёrshёndetur mbretin, duke vёnё dorёn e djathtё nё zemёr. Princi Mork duket disi paksa i hutuar, qё ёshtё thirrur nё audiencё nga vetё mbreti, por pёrpiqet tё mos e japё veten, duke u pёrmbajtur nё mendimet e veta. Mbreti heq pёrkrenaren e luftёs dhe vё mbi krye kurorёn e stolisur me diamantё shumёngjyrёsh. Kur mbreti Gent i afrohet me respekt dhe e kap nga krahu i djathtё pёr ta ngritur, Mork ndjen njё lloj lehtёsimi nё shpirt.
Mork Naltmadhnia e juej!
Genti Oh, Mork! Ç’tё reja kena nga Epidamnus?
Mork Gjendja asht shumё keq. Romakёt na kanё zaptu tё tana anijet qё kishim nё mol, me pretekstin se asht kap njana prej tyre, duke ba pirateri nё anёn tjetёr tё Adriatikut. Brenda javёs kanё sjellё shumё pёrforcime dhe po bajnё pёrgatitje pёr luftё. Claudius tё ka çu fjalё se do me tё taku nё Lissus.
Genti E ç’ka don Claudius?
Mork Nuk di se çfarё me tё thanё. Ma do mendja, se do me t’kujtu miqsinё e vjetёr.
Genti Nuk ka ma miqsi pas gjithё atyne shkatrrimeve! Tё tana anijet na i kan grabitё e tash po na drejtojnё dorёn e miqsisё?!
Mork Mirё asht me ja thanё nё sy qё po veprojnё pas shpine!
Genti Shkoj e takoj unё! Nuk mё pengon kurrgja.
Genti ulet nё krah tё tryezёs dhe fton Morkun tё ulet pёrballё tij. Hap me padurim njё hartё tё kohёs dhe tregon me gisht nё njё pikё tё shenjuar me rreth tё kuq.
Kena shumё pak forca. Jena nji grusht njerёzish dhe kena nevojё pёr pёrforcime. Romakёt mund tё sulmojnё Lissusin.
Mork Tё tanё jena nё rrezik! Mbretnia e jonё! Mbretnia e Dardhanёve. Maqedonia nё lindje dhe Rodi nё jug!
Genti psherёtin thellё, i thyer shpirtёrisht. Fёrkon fytyrёn me duar, si pёr tё larguar disi mendimet e errёta qё e kanё kapluar
Genti Çka po don me thanё, kur po i pёrmend tё tanё kta?
Mork Du me thanё, qё duhet me ba marrёveshje luftarake!
Genti Marrёveshje me kёn? Ku ka burrё nё botё me ja mbush mendjen
Monunit dhe Perseut? A ka njeri qё mund ta marrё pёrsipёr me shku e me fol me ta?
Mork Nuk di ça me t’thanё! Niqoftse ti don ta marrё dikush pёrsipёr, tё duhet nji njeri besnik dhe i squt, qё i njef kto punё.
Genti i afrohet dhe e shikon me ngulm nё sy.
Genti Ti e ke fqinj Monunin! Si i bahet me u ba mik me te?
Mork picёrron sytё dhe hedh vёshtrimin e tij tё menduar nga bedenat e kёshtjellёs.
Mork Me i marrё gocёn pёr grue!
Genti çohet nё kёmbё dhe vjen vёrdallё tryezёs.
Ka njё vashё si drita e syve! Unё kam pas rast me marrё pjesё nё nji dasёm, qё e bani nji nga komandantёt e Monunit, qё e kishte shpinё ngjit me kёshtjellёn teme. Aty e kam pa me sytё e mi se çfarё bukurie asht.
Gent I entuziazmuar nё kulm Pash atё zot mё kallxo!
Morku i afrohet dritares sё kёshtjellёs, duke i kthyer shpinёn mbretit.
Mork Ashtё e gjatё pothujse sa ti! Ka dy tё kaltёr, si me i pasё e me i shkёputё prej kupёs sё qiellit. E ka belin si gishti im i unazёs. Kur flet, i bahen dy gropёza nё faqe. Lёkurёn e ka tё bardhё si dёbora i bjeshkёve tё Bujanit. Kthehet me fytyrё nga mbreti. Bukuria e Etlevёs…
Genti Pa shif! I dike edhe emnin!
Mork Po qysh jo! Me mujt e kisha marrё pёr vete, por unё jam shumё i vjetёr pёr tё. Bukuria e saj nuk asht dhe aq e randёsishme, sesa lidhja familjare qё ke me krijue me mbretit Monun. Dardhania dhe Mbretnia e Ardianёve kanё me u ba nji! Kёto dy mbretni pёr herё tё parё ni historinё tonё do tё bashkohen pa gjak. Perandorisё sё Romёs ka me i hy frika nё palcё.
Genti Besa, plan i mirё po mё duket. Po kush mund tё bahet shkes tek Monuni? Unё s’njof njeri tjetёr ma tё pёrshtatshёm se ti!
Mork habitet. Me njё ndjenjё kёnaqёsie nё fytyrё pёrulet para mbretit, por mbreti i bёn shenjё tё ngrihet.
Mork Do ishte nderi ma i madh pёr mu me i shёrby natlmadhnisё suj nё kёtё detyrё fisnike. Jam gati tё shkoj qysh tash me i kёrku dorёn e vajzёs sё Monunit pёr ty, o mbret i Ardianёve dhe i tё gjithё Ilirёve pёrreth.
Genti A ban me e nisё qysh nesret?
Mork Nuk ban!
Genti Pse ashtu?
Morku Ka nji qashtje qё duhet me e zgjidhё. Pauzё! Heshtje e rёndё, e cila thyhet pёrsёri nga Morku, ndёrsa Genti dihat rёndё dhe i bie tryezёs me gishta nga padurimi qё e ka zёnё.
Genti E cila asht ajo qashtje?
Mork Duhet me e ftillue kёtё punё mirё e bukur, qysh nё fillim, pёrndryshe mund tё na dalin yçkla ma vonё, qё nuk do t’i ketё qejf askush.
Genti Çfarё pёrshembull?
Mork Duhet me zbulu planet e Monunit! Po sikur ai t’ia ketё dhanё fjalёn pёr vajzёn ndonji princit tё vet? Na shkon tan mundimi huq! Mbasandej ka edhe nji gja tjetёr.
Genti Çfarё asht ajo?
Mork Po sikur vasha, rujna zot, me dash ndonji tjetёr, ç’ka do bahet mbasandej?
Genti Nuk e di pse e vret kaq shumё mendjen, he burrё i dheut! Niqoftёse Monuni ja ka dhanё fjalёn e nderit ndonji princi nga mbretnia e vet, qashtu qoftё me u ba! Ne nuk ka pse u hidhnona e s’ka pse me e prishё qejfin. Na mundohena pёr tё mirё, por do tё bahet ajo qё ka shkrujt Hylli, mbreti ma i parё i tё gjithё ilirёve.
Mork Ta zemё sikur vajza tё ketё ndonjё tjetёr, ndonji tё dashur tё fshehtё qё nuk e din askush, atёherё duhet me gjetё ndonji mёnyrё tjetёr me ba aleancё. Nuk janё aq tё kollajta kto punё! Mё fal qё po ta them, por unё nuk jam i mprefun pёr ksi punёsh. M’u ma mirё mё ço nё fushё tё betejёs me shpatё nё dorё, sesa me u marrё me shkuesina!
Genti Shpata asht kollaj, por unё nuk di ndonji princ tjetёr, qё njef aq mirё tё dyja palёt. Edhe kёshtjella jote asht bash m’u nё kufi me mbretninё e Dardhanёve. Duket sikur vetё zoti e ka caktu me dorёn e vet qё pikёrisht ti tё merresh me kёtё punё. Sa pёr atё se bahet a s’bahet kjo krushqi, nji gji di me t’thanё. Nuk ka kurrgja tё keqe me guxu. Edhe vetё Monuni ka qenё nё grindje tё vazhdueshme si me Romakёt, ashtu edhe me Maqedonёt. Edhe atij do i ketё ardhё nё majё tё hundёs e besoj se edhe ai mendon vazhdimisht me thur aleanca. Sa pёr vajzёn, ajo do tё bajё siç vendos baba i vet.
Mork: Ashtu qoftё, por cfarё dhurate t'i bajmё mbretit?
Genti Kam mendu nji dhuratё tё veçantё, qё nuk ja ka ba askush gjer mё sot.
Mork Afrohet me kureshtje E ç’ka asht ajo? Ndonji qyp me monedhat e tua prej floriri? Mos kujto se Mbreti Monun do tё blihet lehtё.
Genti Mё ler tё mbaroj. Heshtje Ti e din qё unё marr vesh nga bimёt mjekёsore.
Mork E di!
Genti Monuni asht gjashtёdhjetё vjeç e kusur! A vuan ai nga ndonjё sёmundje?
Mork Me sa di unё, jo!
Genti A ka pasё ndonji problem me zemrёn? Si ka qenё me shndet kёto kohёt e fundit?
Mork I menduar Nuk ka dalё shpesh nga kёshtjella. Asht hap llafi se ndihet i dobёt fizikisht.
Genti Buzёqesh triumfalisht. Afrohet tek tryeza dhe nxjerr prej sirtarit tё saj njё tufё bimёsh medicinale tё thara. Kёto bimё i kam mbledhur vetё nё mal. Kanё nji veti shёruese qё e pёrforcojnё punёn e zemrёs. Nёse ti ndihesh i lodhur dhe i kёputur, kjoi bimё, qё quhet “sanё” po ta ziesh mirё dhe t’ia pish langun tё ban shumё mirё. Nja dy tufa tё tilla du qё t’ia dёrgosh nё shenjё miqёsie aleatit tonё tё ardhshёm Monunit! Si mendon ti?
Mork Afrohet mё kёrshёri dhe i merr erё tufёs me lule tё thara. Asht nji dhuratё shumё e veçantё. Po mё pёlqen shumё!
Genti Nuk do tё jetё vetёm kjo dhuratё. Mund t’i dёrgoj edhe disa monedha, thjesht pёr t’i tregu se ku kemi arritё ne me tregtinё. Disa monedha bronzi me figurёn e perёndisё Redon dhe kёto tё tjerat, ku janё gdhendur emri im dhe anija liburne. Apo t’i dhuroj kёto monedha tё vjetra, ku asht gdhendё koka e Zeusit?
Mork Mbreti asht mbret, por dhuratat i pranon me shumё kёnaqёsi ngado qё t’i vijnё. Tё gjitha kёto qё ke mendu janё dhurata shumё tё mira, por duhet edhe ndonji gja tjetёr ma e veçantё. Po sikur t’i dhurosh kёt bustin e perёndeshёs Afёrditё. Asht nji figurё e pёrkryme me kёtё kurorё hyjnore qё ka mbi flokёt e derdhun dhe me kёtё fustan qё i shkon gjer nё fund tё kambёve.
Genti Pse jo? Kёt punim tё derdhun nё tjegull e kanё gjetё ushtarёt tanё nё nji faltore pranё liqenit. Po me dёrgu ndonji varёse apo vathё pёr vajzёn, a ban apo asht shumё lehtё mё dhuru do sene tё tilla?
Mork Ka kohё pёr ornamente dhe gjana tё tjera zbukurimi. Tash le tё mendojmё se kur me shku atje dhe çfarё rruge tё nisem.
Genti Shko nji herё nё keshtjellёn tande rё Rosujё e prej andej merr dy ushtarё me vete e shko si mik tek Monuni!
Mork Po nisem qysh sot atёherё!
Genti Sa ma shpejt qё tё jetё e mundur, se nadje herёt do tё jetё shumё vonё.
Mork Fjala jote nё vesh tё Zeusit, o mbret i Ardianёve!
Mbyllet perdja.